Ambasadorja e Kosovës në Holandë, Vjosa Dobruna, ka fajësuar qeverinë Kurti, e cila me veprimet e papërgjegjshme për largimin e ambasadorëve dhe mos zëvendësimin e tyre, e ka defafaktorizuar Kosovën në botë. “Uroj që gjithë kjo politikë është duke ndodhë për shkak të injorancës qeverisëse dhe mungesës së dijes së bartësve të institucioneve e jo për të përmbushë agjendën e kojshive për defaktorizim të Republikës, ka shkruar ndër të tjera Dobruna. Edhe keqmenaxhimi i pandemisë me pasoja katastrofale për jetën, e vendosi Kosovën në krye të raporteve ndëkombëtare për numrin më të madh të vdekjeve për kokë banori, si pasojë do të izolohemi edhe më shumë, ka saktësuar, Vjosa Dobruna.
