Kryetarja, Vjosa Osmani, alarmon Evropën për rrezikun që i kanoset nga Presidenti rus Vladimir Putin, i cili sipas saj do ta përdorë Serbinë për të destabilizuar Ballkanin dhe, bashkë me të, të gjithë Evropën Perëndimore. Kështu paralajmëron zonja Vjosa Osmani, në një intervistë dhënë për median spanjolle Efe. Duket se shtetet e Evropës, nuk po e kuptojnë rrezikun nga Rusia andaj Vjosa Osmani po përpiqet ta kthjellojë qëndrimin e saj karshi Rusisë. Edhe me këtë rast zonja Osmani ka thënë një të pavërtetë për të cilën duket se nuk ka njohuri, sepse gjatë tërë kohës së luftës serbët kanë vrarë gjithsej 13 mijë shqiptarë në Kosovë, jo vetëm para ndërhyrjes së NATO-s, por shumica syresh janë vrarë pas ndërhyrjes së NATO-. Ky është një realitet që nuk guxon ta deformojë askush e aq më pak kryetarja e Kosovës. Sesa është serioze Presidenca në raport me situatën aktuale, shihet edhe nga deklaratat fyese e përçmuese të elës së Vjosa Osmanit me Vulinin e Aleksander Vuçiqit.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …