Vjosa Osmani: BE nuk ka mësuar nga gabimet e së kaluarës dhe vijon të trajtojë Serbinë si një fëmijë të llastuar

Vjosa Osmani: BE nuk ka mësuar nga gabimet e së kaluarës dhe vijon të trajtojë Serbinë si një fëmijë të llastuar

Ushtruesja e detyrës së kryetares të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Bashkimin Evropian për mos trajtim të Kosovës si të barabartë me Serbinë në tryezën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ajo thekson se Brukseli nuk ka mësuar nga gabimet e së kaluarës dhe vijon të trajtojë Serbinë si “një fëmijë të llastuar”. Kryetarja e Kuvendit ka potencuar se Serbia, e cila është përgjegjëse për vrasjen e civilëve, përfshirë edhe fëmijë, po vazhdon të mohojë krimet e kryera në Kosovë. “Ata i mohojnë të gjitha krimet e tmerrshme që kryen në të gjithë ish-Jugosllavinë, por posaçërisht në Kosovë”, deklaroi Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese mund t’i japë fund bllokadës në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës, çdo 48 orë po përsëriten përpjekjet për të përfunduar konstituimin e …