Kryetarja, Vjosa Osmani në një intervistë për televizionin malazez, Vijesti gjatë vizitës në Podgoricës ka deklaruar se për të është i pranueshëm plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si një platformë e mirë për vazhdimin e negociatave dhe se tani mbetet të shihet nëse do ta pranojë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. E pyetur rreth deklaratës së mëhershme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se duhet rishikuar marrëveshja e vitit 2015 për kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke pretenduar se Kosova ka humbur 8200 hektarë territor me atë marrëveshje, e para e shtetit deklaroi se për të kjo çështje është e mbyllur.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …