Kryekuvendarja Vjosa Osmani ka thënë se është e dëmshme për Kosovën të ketë dy palë negociatash ku në njërën përfaqësohet nga kryetari e tjetrën nga kryeministri. Kreu i ekzekutivit Avdullah Hoti, ka thënë se dëshiron dialog të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në anën tjetër, kryetari Thaçi dialog në Shtëpinë e Bardhë me përfaqësuesin Richard Grenell. “Duhet të jetë një proces dhe në përputhje me Kushtetutën. Dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria. E kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që qartëson një gjë të tillë. Presidenti nuk mund ta udhëheq dialogun. Nëse kryeministri e lejon një gjë të tillë do të bënte gabim në dëm të vendit dhe dialogut. Sa i përket asaj se kur mund të pritet një rezultat është vështirë të thuhet sepse ka konfuzion total mes institucioneve sepse dikush shkon në Uashington e dikush në Bruksel. Presidenti e kryeministri duhet të sqarojnë se si i kanë ndarë detyrat. A janë temat e ndara, a çështjet, sepse kompetencat i ka qeveria. Edhe në Uashington edhe Bruksel, Kosova duhet të përfaqësohet nga qeveria”, ka thekuar Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …