Vjosa Osmani e largon fotografinë e kryetarit të Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi nga zyrja e saj

Kryekuvendarja, Vjosa Osmani heq fotografinë e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe vendos foton e I. Rugovës

Sapo ka marrë detyrën e re, në ditën e saj të parë në postin e kryekuvendares, Vjosa Osmani, e ka hequr nga zyra, fotografinë e kryetarit të Kosovës,  Hashim Thaçi,  dhe ka vendosur foton e Ibrahim  Rugovës.   Fotografia e kryetarit, Hashim Thaçi ka qenë e vendosur në këtë pozitë kur Kadri Veseli për dy mandate ka ushtruar këtë funksion. Ndërrimi i fotografisë u pa sot gjatë takimit që pati zonja Osmani me ambasadorin amerikan në Prishtinë,  Philip Kosnett.  Duhet kujtuar me këtë rast edhe një fakt  tjetër se edhe kryetari,  Hashim Thaçi, madje në kohën kur kishte qenë nxënës,  kishte hequr nga klasa ku mësonte  foton e Shokut Tito, andaj nuk do të sikletoset shumë nga kjo “hakmarrje” e Vjosës. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …