Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, është zotuar se nëse është në qeveri barnat për pensionistë do të jenë falas, dhe se do ta reformojë sistemin pensional të Kosovës. Gjatë një bashkëbisedime me pensionistët në Prishtinë, Osmani ka thënë se në Qeverinë e saj investimet buxhetore do të kthehen në një investim për njerëzit e Kosovës, ku përfshihen edhe pensionistët. “Nga 6 tetori e tutje, Qeveria jonë do të ketë një qasje ndryshe të asaj se si udhëhiqet ky shtet. Do ta shndërrojmë ose do ta kthejmë investimin buxhetor, nga një investim që deri sot ka qenë vetëm në asfalt, në një investim në njerëzit tanë dhe kjo rrjedhimisht kërkon që buxheti kryesisht të shkoj në shëndetësi, në arsim por edhe tek kategoritë siç janë pensionistët”, ka thënë Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti përshëndet njohjen e pasaportave nga Armenia, pavarësisht mungesës së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet
Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës. Kurti theksoi se ky është një hap i …