Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti presin në takim përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian në Kosovë. Temë e diskutimit do të jetë lejimi i organizimit të referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës. Presioni në lidhje me lejimin për organizim të këtij referendumi është rritur sidomos sot kur shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lejoj OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore. Presioni për Qeverinë e Kosovës që të lejojë këtë referendum ka ardhur edhe nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dy ditë më parë, mirëpo Qeveria e Kosovës është treguar e prerë në këtë çështje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …