Vjosa Osmani: Kosova është e gatshme të bëjë edhe më shumë për komunitetin serb, për të mos lejuar që atë ta shkatërrojë Serbia(!)

Vjosa Osmani kritikon BE-në, duke i kërkuar veprime konkrete e qasje të drejtë ndaj Kosovës, pa i përmbushur kërkesat e Brukselit

Në reagimet e  saj pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryetarja e  Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ajo kërkoi veprime konkrete dhe një qasje të drejtë ndaj Kosovës, duke theksuar se integrimi euro-atlantik është i domosdoshëm për rajonin dhe për qytetarët e saj. Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Komisioni është i gatshëm të përgatisë opinionin për statusin kandidat të Kosovës, por theksoi nevojën për unanimitet në Këshillin Europian. Samiti nuk arriti të përfshijë në deklaratën përfundimtare referenca për ngjarje të fundit si sulmi terrorist në veri të Kosovës, duke u përqendruar në domosdoshmërinë e reformave dhe integrimin e rajonit në kontekstin e ndikimeve të agresionit rus në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryekuvendari Konjufca, krekoset se Kosova qenka kampion i demokracisë, duke fshehur jo vetëm shkeljet e Gjykatës Kushtetuese

Kryekuvendari  i krekosur, Glauk Konjufca, thotë se Kosova qenka kampion i demokracisë, duke fshehur faktin …