Kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme do të jetë Vjosa Osmani

Vjosa Osmani: Kurrë nuk kam e kam ditur që ka pasur kompensim për deputetët që udhëtojnë nga qytete të tjera

Kryetarja, Vjosa Osmani ka thënë se për herë të parë ka dëgjuar që ka pasur kompensim për deputetët që udhëtojnë nga qytete të tjera vetëm tash kur këto shpenzime janë publikuar në media. Ajo, në një intervistë për RTK ka deklaruar se  është kompensuar për udhëtim për shkak se kur është regjistruar në Kuvend, ka figuruar që vjen nga Mitrovica. “Në atë mandat unë jam zgjedhur nga Mitrovica, ku 90 % të votave kanë qenë nga atje dhe jam regjistruar ashtu, por asnjëherë askush në Kuvend nuk tregon që regjistrimi në uebsajt ka të bëjë me ndonjë kompensim. Unë për herë të parë kam dëgjuar që ka kompensim për udhëtim tash kur ka dalë kjo punë në media, ka nënvizuar  zonja Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …