Vjosa Osmani

Vjosa Osmani me shpërfillje e cinizëm për Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, lidhur me raportin e Dik Martit

Kryetarja, Vjosa Osmani, pas takimi me Ilir Metën ka thënë  ka thënë se s’mund të pritet një përshëndetje speciale për një zhvillim të tillë, sikur është Rezoluta e djeshme e Kuvendit të Shqipërisë, meqë sipas saj  qëndrimi i Kosovës për pastërtinë e luftës së UÇK-së është i përditshëm. Prandaj qoftë rezolutat që miratohen në Shqipëri, qoftë në Kosovë, ne vazhdimisht e kemi konfirmuar një të vërtetë e cila asnjëherë nuk do të mund të ndryshohet nga askush, pavarësisht nga përpjekjet e Serbisë dhe aleatëve të saj. E vërteta është kjo. Serbia ka qenë agresori, Kosova ka qenë viktimë e një regjimi gjenocidal. “Ne nuk harrojmë sado që dikush mund ta ketë një dëshirë të tillë se kush insistonte më së shumti dhe kush bënte presion më së shumti që të themelohej Gjykata Speciale para disa vitesh nuk e harrojmë sado që dikush mund të ketë një dëshirë të tillë. E pyetur nëse do t’i vizitojë krerët e UÇK-së në Hagë, Osmani tha se s’është me rëndësi vizita por është e rëndësishme të mbikëqyret puna e Speciales në raport me të akuzuarit atje dhe se a po respektohen të drejtat e njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …