Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetarja Vjosa Osmani, ka njoftuar se seanca për krijimin e Komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë do të mbahet më 4 qershor. “Arsyeja themelore e mbajtjes së kësaj mbledhje ishte se e kemi obligim ligjor të trajtojmë kërkesat për komisione hetimore në mënyrë që ta zëmë formimin e Komisioni parlamentar. Më datën 4 qershor do të trajtohet formimi i këtij komisioni. Meqë kemi më pak se 40 nënshkrime komisioni formohet në seancë plenare. Më tutje, ajo ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë nuk pati konsensus për nisma legjislative në lidhje me çështje të ndryshme. Materialet që Qeveria i ka protokolluar para rrëzimit të Qeverisë. Raporti i buxhetit nuk mund të trajtohet në këtë seancë. Nuk kishte konsensus as për nisma legjislative. Nuk pati një shumicë të nevojshme për këto nisma”, është shprehur Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …