leoni

Vjosa Osmani: Politika agresive serbe e nxitur nga politika ruse, paraqet kërcënim për sigurinë rajonale

Vjosa Osmani: Politika agresive serbe e nxitur nga politika ruse, paraqet kërcënim për sigurinë rajonale

Kryetarja Vjosa Osmani ka deklaruar se politika agresive e Serbisë ndaj sovranitetit të Kosovës, e nxitur nga politika ruse, paraqet kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë rajonale. Ajo gjatë një takimi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me kryetarin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, ka thënë se bota demokratike duhet të rreshtohet në mbrojtje të vlerave evropiane të rajonit të Ballkanit, ndërsa shprehu qëndrimin e Kosovës për thellim të partneritetit me vendet demokratike për të parandaluar kërcënimet ruse dhe atyre serbe ndaj sigurisë nacionale. Në këtë takim, Osmani dhe ai i Lituanisë diskutuan për raportet e mira ndërmjet vendeve tona. Ajo e falënderoi Lituaninë për përkrahjen e pa rezervë që ky vend i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …