Lidhja Demokratike e Kosovës hapjen e fushatës elektorale e ka bërë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ku kanë marrë pjesë mijëra simpatizantë. Me këtë rast, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka falënderuar të pranishmit, duke kërkuar që më 6 tetor të votojnë për numrin 134 dhe Vjosa Osmanin. Ai ka thënë se Vjosa do të jetë kryeministre e Kosovës pas 6 tetorit. “Vjosa Osmani e ka përkrahjen e plotë të LDK-së për të qeverisur mirë me vendin dhe për të marrë vendime të mëdha e të guximshme. Prandaj ju bëj thirrje të gjithëve që më 6 tetor të dalim në zgjedhje dhe të votojmë për qeverisjen tonë të ndershme”, ka deklaruar Mustafa. Kurse kandidatja për kryeministre e kësaj partie, Vjosa Osmani, ka premtuar qeverisje të mirë, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, punësim, arsim cilësor e shërbime të mira shëndetësore. “Faleminderit shumë për këtë përkrahje të jashtëzakonshme. Faleminderit LDK, faleminderit ushtria e Ibrahim Rugovës. Sot jemi më të bashkuar e më të vendosur se kurrë për fitoren e LDK-së dhe të Kosovës. Asgjë nuk mund ta ndalë rrugën tonë të fitores”, ka thënë Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …