leoni

Vjosa Osmani, pret në takim përfaqësuesit e shteteve të Quint-it dhe të Bashkimit Evropian

Vjosa Osmani, pret në takim përfaqësuesit e shteteve të Quint-it dhe të Bashkimit Evropian

Ushtruesja e detyrës së kryetarës të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shteteve të Quint-it dhe të BE-së. Në këtë takim ajo theksoi se mbrojtja e integritetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor është qëllimi kryesor i institucioneve të vendit, duke garantuar kështu jetësimin e vullnetit qytetar të shprehur përmes votës së lirë. Osmani potencoi rëndësinë e përfshirjes së vëzhguesve ndërkombëtar në monitorimin e procesit zgjedhor, ndaj në këtë kontekst kërkoi mbështetjen e QUINT-it dhe të BE-së. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Quint-it dhe të zyrës së BE-së shprehën mbështetjen e tyre për institucionet e Kosovës për të siguruar zgjedhje të lira, të drejta e paqësore.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …