Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë përballjes me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka thënë se 25 vjet pas përfundimit të intervenimt të NATO-s Kosova shkëlqen me sukses sa i përket vlerave demokratike. Ajo gjatë fjalimit të saj tha se Kosova mbetet vendi më pro BE dhe NATO në rajon e tutje dhe sipas saj duke iu bashkangjitur kësaj aleance do të jenë afër aleatëve për paqe dhe siguri globale. Zonja Osmani tha se deklarimet e Serbisë për spastrim etnik dhe persekutim të serbëve janë të rrejshme, pa bazë dhe me motive politike. Ajo shtoi se strukturat ligjore dhe institucionale të Kosovës mbrojnë të drejtat e serbëve dhe komuniteteve tjera duke promovuar shoqëri gjithëpërfshirëse
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …