Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka borxh 88 mijë euro kompleksit “Marigona Hill”, edhe pse nuk ka deklaruar shtëpi

Vjosa Osmani: Propozimi i zëvendës-Kancelarit austriak është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka reaguar pas deklarimeve të fundit të Zëvendës-Kancelarit austriak Heinz Christian Strache i cili propozon dhëninen e të drejtës për vetëvendosje veriut të Kosovës. Osmani ka thënën së kjo është në kundërshtim me parimet dhe rregullat bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe me të drejtën në vetëvendosje por edhe në kundërshtim me politikat e Bashkimit Evropian në raport me Ballkanin Perëndimor.

“Kushdo që propozon ide për t’i dhënë të drejtën në vetëvendosje veriut të Kosovës flet në kundërshtim me parimet dhe rregullat bazë të së drejtës ndërkombëtare lidhur me të drejtën në vetëvendosje. Por, përtej aspektit juridik, deklaratat e tilla janë më së tepërmi të rrezikshme në aspektin e sigurisë dhe hapin rrugë jo vetëm për destabilizim të rajonit tonë por edhe të pjesëve të tjera të Evropës. Është e qartë se deklarata e sotme e Zëvendës-Kancelarit austriak Heinz Christian Strache është edhe në kundërshtim me politikat e Bashkimit Evropian në raport me Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimin e palëkundur të shumicës së shteteve të botës demokratike për pacenueshmërinë e kufijve të Kosovës. Por, kjo nuk do te ishte hera e parë që partia e Heinz-Christian Strache bie ndesh me politikat dhe parimet e BE-së. Mjafton të përmendet që për shumë vite me radhë lider i asaj partie ishte ultranacionalisti Jorg Haider. Përndryshe, Austria gjithnjë ka pasur qëndrim konsistent në raport me pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial te saj. Prandaj, jam e bindur që zëri i zv.Kancelarit Strache do të mbetet zë i vetmuar”, ka shkuar në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …