Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila nuk pajtohet me partinë që e ka zgjedhur në krye të Kuvendit, as jep dorëheqje nga posti, e ka kundërshtuar Qeverinë Hoti. Ajo ka thënë se kjo qeveri varet nga votat e Listës Serbe. Votën e fundit ia siguroi kryetari Thaçi kjo qeveri nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar, ka thënë zo nja Osmani e revoltuar dhe e zemëruar për votimin e Qeverisë së re. Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë as nuk do të jetë ajo e Hashim Thaçit. Familja ime politike janë qytetarët e Kosovës, duke lënë të nënkuptohet se ajo qytetarë i quan vetëm ata që e kanë votuar, jo të tjerët. Mirëpo kur është pyetur nga gazetarët se a do të jetë ende kryetare e Kuvendit, ajo ka shpërfillur përgjigjen, duke u larguar nga hapësira rreth Kuvendit të Kosovës.
