Vjosa Osmani; Shqipëria dhe Kosova nuk janë vetëm dy shtete të pavarura, por janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh

Kryetarja, Vjosa Osmani, në fjalën e saj gjatë seancës së përbashkët të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri ka thënë se të dyja vendet duhet të kenë bashkëpunim më të madh dhe koordinim më të shpeshtë. Secili prej nesh duhet ta luajë rolin e tij në avancimin e vizionit të shteteve dhe të qytetarëve tonë brenda familjes së kombeve europiane. Lidhja e thellë është e rrënjosur në histori, në sakrificat e panumërta dhe në një vizion të përbashkët për të ardhmen. Kjo lidhje nuk është thjesht simbolike, është një themel i pathyeshëm mbi të cilin duhet të ndërtojmë bashkëpunim më të madh e koordinim më të shpeshtë. Shqipëria dhe Kosova nuk janë vetëm dy shtete të pavarura, por janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh, të bashkuar nga një histori e lavdishme dhe një e ardhme e ndritur që po ndërtohet dita-ditës, tha kryetarja, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Reagime të ashpra ndaj thirrjeve për bojkot të produkteve vendore nga Lëvizja Vetëvendosje

Thirrjet për bojkot të produkteve vendore nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje janë kritikuar ashpër nga …