Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë ditës se shtune ka qëndruar në Kaçanik me rastin e përvjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut. Ajo përmes një postimi ka thënë se shteti nuk është vetëm territor, popull dhe pushtet shtetëror, por është ideal. “Njerëzit që i vunë themelet e shtetit, themeltarët e shtetit, në krye me dr. Rugovën, u udhëhoqën nga dija dhe guximi për të qenë të lirë. Shteti nuk është vetëm territor, popull e pushtet shtetëror. Është ideal. Ideali ynë është shteti i qytetarëve të barabartë, i integruar në vlerat e qytetërimit perëndimor. Kushtetuta e Kaçanikut është akti themeltar i realizimit të këtij ideali”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …