Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se partia e saj nuk po e fton atë në mbledhje. Ajo ishte kandidate për kryeministre të vendit nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend, ka thënë se nuk ka marrë pjesë që disa muaj në mbledhjet e kryesisë së ngushtë të partisë. Osmani ka bërë të ditur se ka qenë rregullisht e pranishme në takimet e Kryesisë së partisë “deri në fillim të marsit”. Sipas saj një gjë e tillë po ndodh për shkak të qëndrimeve të saj të ndryshme me partinë. “Nuk mund ta eliminosh dikë nga takimi vetëm pse ia di qëndrimet”, ka deklaruar ajo.
