E papërmbajtur se e ka dërguar në biletë pa kthim për në Hagë, kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit ia zuri zyrën duke e kapardisur si zonjë e rëndë dhe e trashë, U.D -ja Vjosa R. Osmani, ka bërë homazhe në kompleksin memorial, “Adem Jashari” në Prekaz. Ajo nuk ka folur asnjë fjalë për rezistencën treditore të Jasharëve, por krejt këtë e ka reduktuar si mendësi shfarosëse dhe gjenocidale e Serbisë në Kosovë. Në anën tjetër këtu mund të shohim dëshminë e drejtpërdrejt të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë. Kjo tregon për mendësinë shfarosëse të Serbisë për të cilën ajo akoma nuk kërkon falje”, është shprehur Osmani. Këto fjalë hipotetike, duke mos e përmendur në asnjë rast luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandant i së cilët ishte Adem Shaban Jashari dhe përpjekja për ta paraqitur krejt rezistencën si masakër, tregon më së miri qëndrimin e saj antihistorik të cilin e ka zbuluar edhe në fshatin Reçak, kur u kishte thënë banorëve të atjeshëm se krimi serb në Reaçk e solli NATON dhe jo lufta e UÇK-së, edhe pse ata ishin familjarë të dëshmorëve e martirëve të kombit.
Nuk e meriton Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz një interpretim të tillë antihistorik të luftës së Legjendarit Adem Jashari, pavarësisht se kush ka zgjedhur të përulët apo të përkulet para Jasharëve, në radhë të parë për qëllime politike, pikërisht në ditën kur “milicia” e speciale e EULEX-it bastis shtëpitë e krerëve më të lartë të luftës e të paqes në Kosovë.