Nuk shoh mënyrë se si konflikti i ngrirë do të ishte më mirë se sa marrëveshja, ka thënë për FoNet shkrimtari serb. Vladimir Arsenijeviq dhe ka vlerësuar se Serbia e Kosova do të duhej të ndërtonin marrëdhënie të arsyeshme e të mira fqinjësore. Sado që mediet serbe, opinioni dhe politika mohojnë ta vërejnë, në rastin e Serbisë e të Kosovës fjala është në fakt për dy shtete, ka thënë ai. “Kosova është shtet i pavarur, na pëlqeu neve ose jo”, citohet të ketë thënë Arsenijeviq. Ai ka theksuar për shkak të së ardhmes dhe të rinjve, kontaktet në rajon duhet ndërtuar në bazë të respektimit të ndërsjellë. I pyetur për idenë e rikufizmit, Arsenijeviq është përgjigjur se nuk mendon në këto relacione duke shtuar se më së miri do të ishte që rikufizimi kurrë të mos ndodhte. Ai megjithatë s’e ka hedhur poshtë këtë ide duke thënë se në dialog nuk mund të ketë tema tabu dhe se duhet një marrëveshje e arsyeshme. Sipas tij, deri më tash as Serbia dhe as Kosova nuk kanë treguar gatishmëri për bisedime të hapëta. Në pyetjen për anëtarësimin e Kosovës në OKB, Arsenijeviq është përgjigjur se Serbia duhet ta njohë gjendjen faktike. “Kjo do të thotë se Kosova është republika më e re post-jugosllave, shtet i pavarur dhe i tillë do të mbetet sepse ky qenë synim i i shumicës së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme
Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …