Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se disa formulime për marrëveshjet me Ukrainën janë afër për t’u arritur, sidomos ajo me status neutral për kryeqytetin, Kijev. Llavrov tha se Rusia nuk sheh asnjë shenjë se Amerika është e interesuar në zgjidhjen e konfliktit. Shtetet e Bashkuara kanë rol vendimtar në përcaktimin e pozicionit të autoriteteve ukrainase, por “sot, ne nuk shohim asnjë interes nga ana e tyre për ta zgjidhur shpejt këtë konflikt”, tha Lavrov. Ndërkohë negociatori i palës ruse në bisedime me Ukrainën, Vladimir Medinski ka deklaruar se bisedimet janë të vështira dhe të ngadalta, por Rusia sinqerisht dëshiron paqe sa më shpejt të jetë e mundur. Ne kemi nevojë për një Ukrainë paqësore, të lirë, të pavarur, neutrale – jo një anëtare e blloqeve ushtarake, jo një anëtare e NATO-s”, ka saktësuar Medinski.
