Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka takuar stafin e lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjatë fjalimit të tij në këtë takim, ai tha se liderët në Perëndim po përpiqeshin të gjenin “një lloj baze ligjore” për ngrirjen e aseteve ruse, mirëpo “pavarësisht gjithë mashtrimit, vjedhja është sigurisht vjedhje dhe nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Putin përmendi sërish Kosovën për të arsyetuar veprimet e tij në vendet fqinje. Në këtë kontekst, ju kujtoj precedentin famëkeq të Kosovës. Është folur shumë herë më parë dhe tani do ta them sërish. Precedenti i krijuar nga vetë vendet perëndimore, duke e njohur ndarjen e Kosovës nga Serbia në vitin 2008 si legjitime në rrethana absolutisht të ngjashme. Më pas erdhi vendimi i njohur i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila më 22 korrik 2010, bazuar në nenin ku thuhet: ‘Asnjë ndalim i përgjithshëm kundër deklaratave të njëanshme të pavarësisë nuk mund të nxirret nga praktika e Këshillit të Sigurimit. E drejta e përgjithshme ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalim të zbatueshëm për deklaratat e pavarësisë’.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …