Vladimir Putin

Vladimir Putin: Forcat ushtarake po ndërmarrin fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë po veprojnë me efektivitet

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin tha sot se forcat ushtarake që po ndërmarrin  fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë po veprojnë me guxim dhe efektivitet, duke përdorur armët më moderne, raporton agjencia e lajmeve TASS. Ai tha se përplasja me forcat anti-ruse, duke nënkuptuar ushtrinë ukrainase ishte çështje kohe dhe e pashmangshme. Operacion i ushtarak në Ukrainë do të arrijë objektivat. Putin  ka saktësuar se nuk planifikon të izolojë Rusinë nga pjesa tjetër e botës dhe se forcat ruse që kryejnë fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë po vepronin me guxim dhe efikasitet. Rusia nuk mund të tolerojë më gjenocidin që po kryhet mbi popullin rusisht-folës në rajonin e Donbasit. Moska dëshiron bisedime me Kievin, tha nga ana tjetër Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov. Unë nuk shoh arsye për të mos vazhduar bisedimet megjithëse pala ukrainase priret të jetë evazive, ndonjëherë duke bërë kthesa dhe duke hedhur poshtë atë që propozoi disa ditë më parë. Por ne jemi këmbëngulës dhe të durueshëm”, tha lavrov. Më 10 mars, Turqia organizoi një takim midis Ministrave të Jashtëm Sergej Lavrov të Rusisë dhe Dmitry Kuleba të Ukrainës në formën e një forumi diplomatik në Antalia. Një raund tjetër bisedimesh jashtë linje u mbajt në Stamboll më 29 mars.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …