Vladimir Putin gëzoi dy fitore diplomatike, pasi në Hungari e në Serbi, fituan dy miqtë e tij: Viktor Orban dhe Alekander Vuçiq

Vladimir Putin gëzoi dy fitore diplomatike, pasi në Hungari e në Serbi, fituan dy miqtë e tij: Viktor Orban dhe Alekander Vuçiq

Pas disa javësh dështimi për të ndarë Evropën për luftën e tij në Ukrainë, Vladimir Putin gëzoi dy fitore të vogla diplomatike këtë fundjavë. Në Hungari ashtu edhe në Serbi, partitë e hapura pro-ruse fituan lehtësisht zgjedhjet legjislative, duke i dhënë Putinit një kujtesë se pavarësisht reagimit të vendosur dhe kryesisht të bashkuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj pushtimit, ai ka disa miq në perëndim. Fitorja më e rëndësishme erdhi përmes kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe partisë së tij nacionaliste Fidesz që fituan bindshëm. Hungaria është një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që do të thotë se Putini mund të pretendojë se ka një mik në krye të dy prej institucioneve të tij më të urryera. Të dielën mbrëma, gjatë fjalimit të tij të fitores, Vuktor Orban nxiti jo vetëm BE-në, por edhe Ukrainën. Ne kemi një fitore të tillë që mund të shihet nga hëna, por është e sigurt që mund të shihet nga Brukseli,” tha ai, duke shtuar se Fidesz “do ta kujtojë këtë fitore deri në fund të jetës, sepse na u desh të luftonim kundër një numëri të madh kundërshtarësh.  Situata është shumë e ndryshme në Serbi, pasi ajo nuk është anëtare e BE-së as e NATO-s. Aktualisht po kalon procesin e anëtarësimit në BE, me negociatat që pritet të përfundojnë në dy vitet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Hoti: Gjatë mandatit tim punuam me aleatët që Kosova të shihej si sfidë integrimi, jo sigurie

Oda Ekonomike Amerikane shënoi katërvjetorin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ish-kryeministri …