Vladimir Putin

Vladimir Putin: Hiqni sanksionet kundër Rusisë nëse doni drithëra e gaz

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin gjatë një bisedë telefonike me kryeministrin italian Mario Dragi,  është shprehur se është i gatshëm të ndihmojë në tejkalimin e krizës ushqimore përmes eksportit të drithërave dhe plehrave, në këmbim të heqjes së sanksioneve. Gjatë bisedës thuhet se Putin konfirmoi se Rusia synon të garantojë furnizim të pandërprerë të gazit me çmimet e përcaktuara në kontratat për Italinë. Po ashtu, Putin është shprehur se Moska po bën “përpjekje për të siguruar lundrim të sigurt në Azov dhe në Detin e Zi, duke shtuar se Ukraina po pengon hapjen e korridoreve humanitare për nisjen e “anijeve civile” të ngarkuara me grurë. Putin e informoi kryeministrin  italian  për negociatat e pezulluara nga Ukraina ndërsa shtoi se po punon për krijimin e një  situate paqësore në qytetet e çliruara të Donbasit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …