Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka alarmuar liderët perëndimorë duke iu referuar sulmeve bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, në një bisedë me kryetarin francez Emmanuel Macron, thanë burimet diplomatike për Daily Mail. Sipas burimeve, Putin shprehu pikëpamjen se bombardimet – që shkaktuan dorëzimin japonez dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore treguan se “nuk duhet të sulmosh qytetet e mëdha për të fituar”. Shtetet e Bashkuara shpërthyen dy bomba atomike mbi qytetet japoneze të Hiroshima dhe Nagasaki më 6 dhe 9 gusht të vitit 1945. Bombardimet vranë midis 129,000 dhe 226,000 njerëz, shumica e të cilëve ishin civilë. Japonia iu dorëzua aleatëve më 15 gusht. Vërejtjet e raportuara vijnë mes shqetësimeve në rritje se udhëheqësi rus mund të jetë i përgatitur për të përdorur një armë taktike bërthamore në Ukrainë, ku forcat ruse kanë pësuar pengesa në rritje në konflikt. Kryetari i Francës, Emmanuel Macron ishte dukshëm i alarmuar. Dukej si një aluzion shumë i rëndë se Putini mund të shpërthejë një armë taktike bërthamore në lindje të Ukrainës, duke lënë Kievin të paprekur. Kjo dukej se ishte thelbi i vërejtjeve të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …