Vladimir Putin

Vladimir Putin, ka deklaruar se ka ndryshime pozitive në bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës për arritjen e një marrëveshjeje

Kryetari i Rusisë,  Vladimir Putin, është cituar të ketë  deklaruar  se  ka disa ndryshime pozitive në bisedimet që po zhvillohen ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, dy javë pas fushatës ushtarake të Federatës ruse  për pushtimin e Ukrainës. Ai ka saktësuar se negociatorët rusë dhe ukrainas kanë mbajtur disa radha  bisedimesh, që kur  Rusia dërgoi trupa në Ukrainë, më 24 shkurt. Bisedimet kanë çuar në hapjen e disa korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga zonat e luftimeve Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokimin e këtyre përpjekjeve. Vladimir Putin i ka vendosur disa kushte Ukrainës, për ta tërhequr armatën e  tij, siç janë njohja e territoreve separatiste me shumicë ruse në Ukrainë  dhe mos anëtarësimin e saj  në NATO.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …