Vladimir Putin

Vladimir Putin: Kemi nxjerrë mësime të hidhura nga Afganistani dhe në asnjë mënyrë nuk do të futemi në konflikt

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin duke folur lidhur me situatën e papritur dhe të pa parashikueshme që po zhvillohen në Afganistan, pas tërheqjes së trupave amerikane dhe atyre të të NATO-s.  ka deklaruar se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë  që Rusia të përfshihet në konflikt. Ai ka përkujtuar me këtë rast se, “Bashkimi Sovjetik ka përjetuar se çfarë do të thotë të qëndrosh në atë vend për një kohë të gjatë, dhe ne kemi nxjerrë përfundimet e mësimet  nevojshme nga ajo përvojë, ka saktësuar Putin. Rusia kishte pushtuar Afganistanin në vitin 1979 dhe mijëra ushtarë sovjetikë u vranë në pushtimin, i cili zgjati deri në 1989. Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergej Shoigu, nga ana tjetër, vuri në dukje se talebanët kanë marrë “sasi të mëdha të armëve të NATO -s” pasi morën kontrollin mbi Afganistanin dhe shprehu shqetësim për kontrabandën e drogës, duke thënë se 93 për qind e heroinës që qarkullon sot në botë e ka origjinën në Afganistan. Rusia kishte shpresuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të vendosnin kontrollin mbi problemin dhe numri i plantacioneve është trefishuar, tha një zyrtar rus. ( Al-Xhazira – RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …