Kremlini zyrtar ka urdhëruar të gjithë zyrtarët rusë dhe familjarët e tyre që jetojnë jashtë vendit të kthehen në shtëpitë e tyre në Rusi. Këto deklarata janë shpërndarë në opinion në mes të tensioneve mbi mundësinë e luftës globale. Siç shkruajnë mediat e huaja, politikanë dhe personalitete të larta thuhet se kanë marrë një paralajmërim nga Presidenti, Vladimir Putin, për të sjellë të dashurit e tyre në Rusi. Një lajm i tillë vjen pasi Putini kishte anuluar një vizitë të planifikuar në Francë, në mes të zemërimit rreth rolit të Moskës në konfliktin sirian. Ish-lideri sovjetik Mihail Gorbaçov ka paralajmëruar gjithashtu se bota është në një “pikë të rrezikshme” për shkak të tensioneve në rritje në mes Rusisë dhe SHBA. Vlerësohet se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Amerikës janë në nivelin më të ulët të tyre, që nga Lufta e Ftohtë dhe janë përkeqësuar tejmase ditët e fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …