Vladimir Putin në bisedë me kryetarin e Turqisë, Erdogan konfirmoi se Rusia është e hapur për bisedime lidhur me marrëveshjen e grurit
SOCHI, RUSSIA - SEPTEMBER 04: Turkish President Recep Tayyip Erdogan (L) meets Russian President Vladimir Putin (R) in Sochi, Russia on September 04, 2023. (Photo by Dogukan Keskinkilic/Anadolu Agency via Getty Images)

Vladimir Putin në bisedë me kryetarin e Turqisë, Erdogan konfirmoi se Rusia është e hapur për bisedime lidhur me marrëveshjen e grurit

Kryetari i Vladimir Putin e priti personalisht kryetarin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan duke konfirmuar se Rusia ishte e hapur për bisedime për marrëveshjen e grurit. Duke folur në hapjen e takimit të tyre në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit, Putin konfirmoi një qendrim ndryshe për marrëveshjen e drithrave, por me një kusht garanci që në këmbim, të lejohet eksporti i drithit dhe plehërave kimikë nga Rusia. “Ne gjithashtu kemi diçka për të folur nga pikëpamja e garantimit të sigurisë në rajon. Sigurisht, ne nuk do të injorojmë çështjet që lidhen me krizën e Ukrainës. Ne jemi të hapur për negociata për çështjen e grurit.” Erdogan tha se marrëveshja e grurit ishte çështja kryesore në bisedimet midis dy liderëve. “Në kuadrin e marrëdhënieve turko-ruse gjatë kësaj vizite, të gjithë po shohin çështjen e korridorit të grurit. Ata presin të shohin se çfarë do të dalë në korridorin e grurit. Mesazhi që do t’i jepet botës do të jetë shumë i rëndësishëm, veçanërisht hapat për vendet afrikane më pak të zhvilluara.” Në fund të bisedimeve Putin tha se shpresonte se ata do të përfundonin së shpejti bisedimet për krijimin e një qendre në Turqi të shpërndarjes së gazit dhe naftës ruse në Europë dhe përfundimi i centralit bërthamor për energjinë në Akuju të Turqisë, një investim në bashkëpunim me Rusinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …