Vladimir Putin

Vladimir Putin: Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë, nëse lejon Ukrainën të sulmojë territorin rus me armët e tyre

Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë nëse lejon Ukrainën të fillojë të sulmojë territorin rus me armë perëndimore me rreze të gjatë, një veprim që do të ndryshonte natyrën dhe shtrirjen e konfliktit. Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky u ka kërkuar aleatëve perëndimorë prej muajsh që të lejojnë Ukrainën të përdorë armë perëndimore, duke përfshirë raketat amerikane me rreze të gjatë dhe ato britanike, për të goditur objektivat thellë në territorin rus. Kjo nuk është një çështje nëse do të lejohet apo jo regjimi ukrainas të sulmojë Rusinë me këto armë, por është një çështje e vendosjes nëse vendet e NATO-s janë apo nuk janë  të përfshira drejtpërdrejt në një konflikt ushtarak. Nëse një vendim i tillë merret, nuk do të thotë asgjë tjetër veçse përfshirje direkte e NATO-s, SHBA-së dhe vendeve evropiane në luftën në Ukrainë. Kjo do të jetë përfshirja e tyre e drejtpërdrejtë dhe, natyrisht, do të ndryshojë ndjeshëm thelbin, vetë natyra e konfliktit”, tha Putin.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …