Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, tha në një fjalim të jashtëzakonshëm televiziv të shtunën se rebelimi i armatosur nga forcat mercenare të grupit Wagner përbënte tradhti dhe se do të ndëshkohen ata që drejtojnë armët kundër ushtrisë ruse. Putin shtoi se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur Rusinë dhe se do të ndërmerren “veprime të fuqishme” për të stabilizuar situatën në Rostov mbi Don. Udhëheqësi i Wagnerit, Jevgeni Prigozhin deklaroi se forcat që drejton kanë marrë kontrollin e të gjitha njësive ushtarake në qytetin jugor të Rusisë. Putin u kërkoi rusëve të jenë të bashkuar dhe se ka një përpjekje për t’i thyer ata në luftën kundër ukrainasve. Kjo është thikë pas shpine”, tha ai. “Kjo është tradhti, ne do ta mbrojmë atdheun”, shtoi presidenti dhe e krahasoi situatën aktuale me atë të Luftës së Parë Botërore. “Përgjigja do të jetë e ashpër. Unë po bëj gjithçka për t’iu përgjigjur këtij sulmi dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë. I bëj thirrje të gjithëve që në asnjë mënyrë të mos marrin pjesë në këtë”, tha kryetari rus.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …