Duke iu përgjigjur thirrjes së patriarkut të Moskës për festën e Krishtlindjeve, kryetari rus Vladimir Putin ka urdhëruar një armëpushim përgjatë gjithë linjës së kontaktit në Ukrainë nga mesdita e së premtes deri në mesnatën e së shtunës, njoftoi Kremlini, transmeton Anadolu Agency (AA). Duke pasur parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill, udhëzoj Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse (Sergey Shoygu) të vendosë një regjim armëpushimi përgjatë gjithë linjës së kontaktit midis palëve në Ukrainë, thuhet në një deklaratë zyrtare. Duke u bazuar në faktin se një numër i madh njerëzish të deklaruar ortodoksë jetojnë në zonat e luftimit, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë një armëpushim dhe t’u japë atyre mundësinë për të marrë pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve ortodokse, si dhe në ditën e Lindjes së Krishtit”, tha ai.
