Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Eduard Joseph, ka folur lidhur me takimin e kryetarit të Ukrainës Volodimir Zelensky me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq. Ai thotë se Zelensky duhet të bëhet gati që të dëgjojë marrëzira prej Vuçiqit për “neutralitetin” e vendit të tij, duke thënë se neutraliteti i rremë është edhe më i keq se vetë neutraliteti. “Vuçiq thotë se do të ketë një takim kokë me kokë me Zelenskyn sot në Athinë. Ai duhet të jetë i gatshëm të dëgjojë shumë marrëzi për “neutralitetin” serb mbi agresionin rus kundër vendit të tij. Siç e dini, e vetmja gjë më e keqe se neutraliteti është neutraliteti i rremë, ka shkruar mes tjerash, Eduard Josepsh.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …