Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore që u zhvillua të mërkurën në Tiranë, theksoi se “së pari dëshiroj të falenderoj kryeministrin Rama për të gjithë që keni bërë, pra mbështetjen tuaj personale dhe atë të Shqipërisë për Ukrainën, si ushtarake ashtu edhe atë humanitare dhe atë politike”. Presidenti ukrainas Zelensky u shpreh se çdo komb ka nevojë të respektohet dhe ka nevojë për sigurinë. Presidenti ukrainas është përgjigjur edhe në pyetjet e gazetarëve për sa i përket këshillave të tij për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Evropian lidhur që mos të përhapet lufta e Ukrainës në vendet tjera të globit. Ai tha sot nuk duhet të bëhen ‘pauza, por të forcojmë Ukrainën, sepse Rusia nuk do të ndalet’. Zelensky tutje ka thënë se “ne duhet të ndërtojmë fabrikën e armëve dhe Ukraina duhet të vazhdojë sferën e bashkëprodhimit dhe mbrojtjes”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …