Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelensky, tha se zyrtarët rusë kanë filluar përgatitjet lidhur me përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por shtoi se ai nuk beson se Rusia është gati t’i përdorë ato. Në një intervistë për BBC, presidenti Zelensky mohoi të ketë nxitur sulme ndaj Rusisë, duke pretenduar se një vërejtje e mëparshme iu ishte përkthyer gabimisht. “Duhet të përdorni goditje parandaluese”, tha ai, duke iu referuar sanksioneve, “jo sulmeve”. Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka rimarrë pjesë të mëdha të territorit në një kundërofensivë të suksesshme që ka detyruar trupat ruse të braktisin pozicionet e mbajtura prej kohësh. Pavarësisht çka thotë Zelenski dhe mbështetjes së fjalëve të tij të mëdha nga mediet poltrone të vendeve të perëndimit, kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka marrë me forcë dhe i ka shpallur të pavarura nga Ukraina katër territore, që përbëjnë 15 për qind të territorit të këtij vendi.
