Volodymyr Zelensky: Lufta po rikthehet në territorin e Rusisë, kjo është e pashmangshme dhe plotësisht e drejtë

Volodimir Zelenskij: Janë të pamundshme bisedimet me Rusinë, nëse mbahen referendume në rajonet e okupuara të Ukrainës

Kryetari i Ukrainës Volodimir Zelenskij ka thënë se bisedimet me Rusinë do të jenë të pamundura nëse mbahen referendume në rajonet e okupuara të Ukrainës. Forcat ruse dhe aleatët e tyre separatistë, tani kontrollojnë pjesë të mëdha të territorit të Donbasit në lindje të Ukrainës si dhe në jug të vendit. Autoritetet e atjeshme kanë bërë të ditur se mund të organizohen referendume. E në adresimin e tij të mbrëmshëm, Zelensky tha se Kievi qëndron mbrapa qëndrimeve të saj, dhe se nuk do të heq dorë as edhe nga një pëllëmbë tokë – që rusët shpresojnë se mund t’ju jepet. “Pozicioni i vendit tonë mbetet ai që ka qenë gjithmonë. Nuk do të heqim dorë nga asgjë që është e jona. Nëse okupatorët fillojnë me mbajtjen e pseudo-referendumeve, do të ndërpresim bisedimet”, shtoi Zelensky. Përfaqësuesit ukrainas dhe ata rusë kanë mbajtur një sërë takimesh nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Por deri më tani nuk është arritur ndonjë progres, dhe që nga fundi i pranverës nuk ka pasur farë takime – e për këtë të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …