Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelensky pati dje një takim me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha para pak javësh se Ukraina do të humbte gjithçka në rast se do ta njihte pavarësinë e Kosovës. Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nuk pati takim, përveç një shtrëngimi duarsh parmbrëmë, të cilin s’e përmendi fare më pas. Mbi 50 politikanë, deputetë nga shtete të ndryshme, përfshirë kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin të Ukrainës, Aleksander Merezhko nënshkruan në fillim të këtij muaji një letër të cilën ia drejtuan Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shefit të diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Cleverly. Vuçiq tha se me Zelenskin foli për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës. Ne iu referuam situatës në Ukrainë dhe në Kosovë. Theksova edhe njëherë se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, gjë të cilën e kemi thënë qartë që nga nisja e konfliktit, saktësoi Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …