leoni

Volodymyr Zelensky: Lufta po rikthehet në territorin e Rusisë, kjo është e pashmangshme dhe plotësisht e drejtë

Volodimir Zelensky: Ukrainasit po mbajnë në duar flamurin blu e të verdhë të Ukrainës dhe nuk e pranojnë flamurin e Bardhë

Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelensky tha se ukrainasit që mbajnë në duar flamurin blu dhe të verdhë të Ukrainës, nuk lejojnë që ushtria ruse të përparojë drejt Evropës. Ai  iu drejtua popullit dhe bëri vlerësim lidhur me zhvillimet e fundit për luftën Rusi-Ukrainë. Në fjalën e tij Zelenskyy tha se ushtria ruse vazhdon sulmet e saj ajrore kundrejt Ukrainës. Duke bërë të ditur se vazhdojnë punimet për të rritur sigurinë e hapësirës ajrore të Ukrainës. Në vende  do të ketë më shumë mbrojtje ajrore, po punojmë në mënyrë aktive mbi këtë”. Duke iu përgjigjur thirrjes së bërë nga kreu i Vatikanit, Papa Françesku për të “ngritur një flamur të bardhë” për Ukrainën, Zelenskyy shprehu se: “Vrasësit dhe torturuesit rusë nuk mund të shkojnë më tej drejt Evropës, sepse ata po frenohen nga gratë dhe burrat ukrainas që kanë në duar armë dhe ndodhen nën flamurin blu dhe të verdhë. Dikur në Ukrainë shumë shtëpi dhe kisha kishin mure të bardha, ndërsa tashmë këto janë të djegura dhe të shkatërruara me predhat e artilerisë ruse dhe kjo flet në mënyrë shumë kuptimplotë se kush duhet të ndalet për ndalimin e luftës, ka saktësuar Zelenskij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …