Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin ka shfaqur habinë e saj se është e mundur që në Shqipëri njerëzit më të pasur janë gjyqtarët edhe pse paga e tyre është 800 euro! Gjatë intervistës për radion gjermane “Deutschlandfunk”, ajo shtoi më tutje se tingëllon e çuditshme, por në fillim të viteve 1990, të gjithë gjyqtarët ishin të kohës së komunizmit. Më pas nisi një kurs gjashtëmujor për të formuar gjyqtarët e rinj. E gjitha kjo bëri që korrupsioni të jetë një problem i madh i drejtësisë. Me reformën në drejtësi, gjyqtarët do kalojnë në të ardhmen në një proces hetimi, për të zbuluar lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe për të mësuar për të ardhurat e tyre. Nuk është sekret, që disa gjyqtarë këtu janë ndër njerëzit më të pasur në vend edhe pse marrin 800 euro në muaj, ka theksuar gjatë intervistës, ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …