Vlera e borxhit të rrymës nga serbët e pjesës veriore të Kosovës brenda dy viteve ka arritur në 22 milion euro. Ndonëse në 2013 është arritur një marrëveshje për zgjidhjen e problemeve energjetike në pjesën veriore të Kosovës, kjo marrëveshje ende nuk është zbatuar. Duke treguar për problemet në vazhdimësi në pjesën veriore të vendit dhe borxhet nga mos pagesa e rrymës së shpenzuar, KOST-i është përgjigjur se që nga data 2 dhjetor 2017 nuk bën blerjen e energjisë për mbulimin e humbjeve për furnizimin e veriut të Kosovës rrjedhimisht, për mbulimin e këtij konsumi. Tërheqja e energjisë nga Sistemi Elektroenergjetik i Evropës Kontinentale është i barabartë me konsumin e energjisë elektrike në 4 komunat në pjesën veriore të Kosovës. Për shkak të konsumit të veriut, nga sistemi interkonektiv janë tërhequr në mënyrë të paautorizuar 451.5 GWh energji elektrike në vlerë prej 22 milion e 600 mijë euro për periudhën 02.12.2017- 17.10.2019.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …