Dëmet materiale që Serbia i ka shkaktuar gjatë luftës në Kosovë janë mbi 22 miliardë euro

Drejtor i organizatës “Ngritja e Zërit” Jahir Bejta ka bërë të ditur se vlera e dëmeve që Serbia i ka shkaktuar gjatë luftës Kosovës është mbi 22 miliard euro. Ai ka thënë se deri më tani ne kemi dorëzuar 120 padi në Gjykatën Kushtetuese ndërsa ne i kemi mbi 120 dosje. Palët paditëse i kemi nga 13 komuna të Kosovës, madje duhet të vinë qytetarët e dëmtuar  si pasojë e luftës nga komunat e largëta nga Gjilani. Drejtor i organizatës “Ngritja e Zërit” Jahir Bejta ka theksuar më tutje se mos gjykimi i këtyre rasteve po ndodhë për shkak të ndërhyrjeve të politikës dhe presionit ndërkombëtarë. Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi ka thënë se ka munguar edhe vullneti politik sepse pa vullnet politik gjykata e Kosovës nuk veprojnë edhe pse ligjet janë të mira edhe pse këto çështje duhet të hynë në rrjedha gjyqësore që të marrin një epilog gjyqësorë, që të shpallet përgjegjëse Republika e Serbisë për të gjitha dëmet që i ka bërë gjatë luftës në Kosovë dhe pastaj do të ishte vetëm vështirësia e dytë, implementimi i këtyre vendimeve por edhe kjo mund të zgjidhej përmes institucioneve ndërkombëtare, të arbitrazhit apo çfarë do lloj tjera organizata që të bëhet implementimi i vendimeve gjyqësore të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …