BQK: Sektori bankar është duke funksionuar normalisht dhe kështu do të vazhdojë pavarësisht situatës

Vlera e dërgesave nga diaspora në vendin tonë brenda tre muajve të këtij viti ka arrit shumën e 170 milion euro

Zyrtar të Bankës Qendrore të Kosovës kanë bërë të ditur se vlera e dërgesave nga diaspora në vendin tonë brenda tre muajve të këtij viti ka arrit shumën e 170 milion eurove. Ata kanë njoftuar gjithashtu se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ka një rritje për 7 milion euro. Zëdhënësi i Bankës Qendrore e Kosovës (BQK), Kushtrim Ahmeti ka deklaruar se KosovaPress se vitin e kaluar, Kosova ka pasur rritje të vlerës së dërgesave nga bashkatdhetarët, në krahasim me vitin 2016. Vlera e dërgesave apo remitencave për vitin 2017, ka qenë 759 milionë e 200 mijë euro, derisa në vitin 2016, kjo shifër ishte 691 milionë euro. Ai shtoi se shtetet kryesore prej nga vijnë këto dërgesa janë kryesisht ato shtete ku është e koncentruar diaspora e kosovare dhe ku prinë Gjermania e përcjellë nga Zvicra, SHBA-ja, Austria, Italia, Franca, Suedia, Britania, Belgjika etj.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …