Vlera e kredive që qytetarët tonë u kanë bankave, ka arritur në afër 5 miliard euro. Nga të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës mësohet se vlera e kredive për muajin shtator ishte 4.79 miliardë euro, norma në kredi në 6.51 për qind. “Vlera e kredive bruto në fund të muajit shtator 2023 ishte 4.79 miliardë euro, e që paraqet një rritje prej 61.53 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Depozitat e klientëve në shtator 2023 kanë shënuar rritje për rreth 14.63 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Vlera e depozitave në shtator 2023 arriti vlerën 5.89 miliardë euro” thuhet në mes tjerash në të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …