Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka deklaruar se vlera e kursimeve të qytetarëve të Kosovës ka arritur në 4 miliard euro. Duke folur për rëndësinë e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e kursimeve si për ekonomitë moderne ashtu edhe për individët, ai ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës ka bërë marrëveshje me Ministrinë e Arsimit për të pasur edukimin financiar në shkollat e Kosovës dhe kjo është shumë me rëndësi. Librat që i kemi botuar janë në katër gjuhë, po ashtu kemi edhe librat me zë. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka shtuar më tutje se bankat nuk kanë nevoje të marrin jashtë mjete, pasi që kanë depozita të mjaftueshme meqë vlera e mjeteve të kursyera nga qytetarët e Kosovës arrin në 4 miliard euro.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …