Në komunën e Deçanit është mbajtur vlerësimi i radhës i ekipit vlerësues komunal për fëmijët me nevoja të veçanta edukativo-arsimore, duke u bazuar në kërkesat e prindërve dhe shkollës. Ekipi vlerësues ka për qëllim gjithëpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore. Pjesë e këtij ekipi janë: Drejtor shkolle, Bashkim Berisha, Florenta Molliqaj dhe Aferdita Kuqi, Mësimdhënëse; Besarta Tahirukaj, psikologe shkolle dhe Zyrtari për arsim në Drejtorinë e Arsimit, Besart Cacaj. Ekipi bën vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me qëllim të sistemimit sa më adekuat të tyre dhe me qëllim që t’u ofrohet arsim adekuat dhe cilësor, s’i të gjithë moshatarëve të tyre. Në vitin 2022/2023 janë vlerësuar 19 fëmijë. Komuna e Deçanit, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, po mundohet t’ju ndihmoj në sigurimin e asistentëve në klasë, këshilla nga psikologu dhe pedagogu i shkollës dhe sigurimin e mjeteve didaktike-mësimore.