Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Albin Kurti do të nënshkruajë një marrëveshje me Asociacionin në qendër, njohjen as në periferi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku duke komentuar takimin, Kurti-Vuçiq, që do të mbahet sot  në Bruksel, ka thënë se në këtë takim do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani. Do të jetë kjo një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi. Një status-quo e re. Ky plan nuk ka pikur nga qielli. Ky është produkt i negocimit të Kryeministrit. Dje  tre liderët evropianë, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Gjorgjia Meloni, i kanë thënë Kurtit përmes një letre se, e kanë mirëpritur vendimin e tij për të pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve dhe e kanë përmendur nevojën e madhe për krijimin e kushteve drejt finalizimit dhe zbatimit të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …